(*English below)
Në Fletoren Zyrtare nr. 60, datë 07/04/2020 është publikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 277, dt. 06/04/2020 për miratimin e garancisë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e tregtarëve ose shoqërive tregtare, aktiviteti i të cilave është prekur nga masat parandaluese ndaj Covid-19, si dhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit.
Ky vendim përcakton dhënien e një linje garancie shtetërore në vlerën 11 000 000 000 lekë në favor të bankave të nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, e cila do të mundësojë huadhënien për të përballuar pagat e tregtarëve dhe punonjësve të shoqërive tregtare, aktiviteti i së cilave është mbyllur ose ka pësuar rënie për shkak të masave parandaluese ndaj Covid-19. Linja e garancisë shtetërore do t’i shpërndahet bankave të nivelit të dytë nëpërmjet marrëveshjeve të garancisë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE), në shumat e mëposhtme:
- “Raiffeisen Bank”, sh.a., Albania, në vlerën 1 900 000 000 lekë;
- “Banka Tirana”, sh.a., në vlerën 600 000 000 lekë;
- “Banka Union”, sh.a., në vlerën 600 000 000 lekë;
- “Banka Intesa Sanpaolo Albania”, sh.a., në vlerën 900 000 000 lekë;
- “Banka Kombëtare Tregtare”, sh.a., në vlerën 1 900 000 000 lekë;
- “Banka OTP Albania”, sh.a., në vlerën 1 100 000 000 lekë;
- “Banka Procredit”, sh.a., në vlerën 400 000 000 lekë;
- “Banka Alpha Albania”, sh.a., në vlerën 700 000 000 lekë;
- “Banka Amerikane e Investimeve”, sh.a., në vlerën 500 000 000 lekë;
- “Banka Credins”, sh.a., në vlerën 2 000 000 000 lekë;
- “Banka e Bashkuar e Shqipërisë”, sh.a., në vlerën 100 000 000 lekë;
- “Banka e Parë e Investimeve, Albania”, sh.a., në vlerën 300 000 000 lekë.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka të drejtë që, pas 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse, nëse është e nevojshme, sipas raportit të strukturës së posaçme ndërinstitucionale, i propozon Këshillit të Ministrave rialokimin e shumës së garancisë, nga huadhënësi që nuk e ka ezuaruar shumën e garancisë në favor të tij te huadhënësi që e ka ezauruar atë plotësisht.
Në skemën e huadhënies të përcaktuar në këtë vendim nuk përfshihen tregtarët ose shoqëritë tregtare, të cilat para miratimit të tij janë subjekt i përfitimit nga skema e subvencionimit të pagës sipas vendimit nr.254, datë 27.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19”.
Kushtet Kryesore të Marrëvveshjes së Garancisë:
- MFE merr përsipër të garantojë deri në shumën e alokuar, 100% principalin e huave, të cilat Huadhënësi do t’u lëvrojë Huamarrësve, pa përfshirë interesat ose penalitetet që mund të burojnë nga huatë që Huadhënësi do t’u lëvrojë Huamarrësve.
- Në rastin kur Huadhënësi e ka ezauruar të gjithë shumën e garancisë në dispozicion të tij, Huadhënësi duhet të njoftoj me shkrim MFE-në brenda një afati prej 5 ditë pune.
- Huadhënësi do të japë hua të garantuar sipas kësaj Marrëveshje, vetëm Huamarrësve, të cilët përfshihen në kategorinë e subjekteve aktiviteti i së cilave është prekur negativisht nga masat parandaluese të Covid-19, të cilat përcaktohen në Aneksin 2 të këtij vendimi.
- Huamarrësi duhet të ketë aftësi ripaguese për të marrë hua në linjë me kriteret që operon sektori bankar në Republikën e Shqipërisë, e vlerësuar kjo në përputhje me kushtet e aplikuara nga Huadhënësi përpara shpalljes së fatkeqësisë natyrore dhe në diskrecionin e plotë të Huadhënësit.
- Huaja duhet të përdoret vetëm për të mbuluar pagat e tregtarëve ose të punonjësve të shoqërsië tregtare, bazuar në listëpagesat e deklaruara në muajin Shkurt.
- Huadhënësi duhet të regjistrojë huanë menjëherë pas lëvrimit në regjistrin e kredive me një emërtim të vecantë “Kredi për pagat brenda programit të Garancisë Sovrane për situatën e COVID19”.
- Huamarrësi mund të përfitojë vetëm një hua nga ky program. Për këtë shkak Huadhënësi ka detyrimin të verifikojë nëpërmjet rregjistrit të kredive në Bankën e Shqipërisë nësë Huamarrësi është përfitues i ndonjë huaje brenda të njëjtit program nga Huadhënës të tjerë.
- Huadhënësi, shqyrton dokumentacionin e nevojshmëm dhe aprovon huanë brenda një afati 10 ditor nga momenti i aplikimit si dhe garanton kalimin e fondeve në llogarinë e pagamarrësve.
- Vlera e huasë e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Huamarrësi, por duke mos tejkaluar në asnjë rast vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar. Në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk do të jetë më e lartë së 150 000 lekë.
- Jetëgjatësia e Huasë do të jetë në diskrecion të Huamarrësit, por duke mos tejkaluar në asnjë rast jetëgjatësinë prej 2 vitesh. Huaja do të ketë një periudhë Grace (periudhë pa pagesë principali) prej 3 muaj. Monedha e Huasë do të jetë në monedhën vendase (lekë).
- Huadhënësi do të ofrojë Huanë me një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2.85%.
- Kur Huamarrësi nuk ka mundur të kryej pagesën e detyrimeve në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara në Marrëveshjen e Huasë dhe kur Huadhënësi brenda një periudhë jo më pak se 120 ditë (nga dita e parë e mos pagesë së detyrimit nga Huamarrësi) ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e detyrimeve në përputhje me procedurat dhe praktikat e sektorit bankar, atehëre Huadhënësi rezervon të drejtën për t’i dërguar MFE-së kërkesën me shkrim për pagesën e detyrimeve (“Kërkesa për Pagesë”) të huave që i nënshtrohen kësaj Marrëveshjeje. MFE shqyrton kërkesën brenda 15 ditëve nga paraqitja e saj.
- Nëse pas pagesës së garancisë nga MFE për ndonjë prej Huave, Huadhënësi me vullnetin e tij të lirë, ose për çfarëdo lloj arsye tjetër ndodh që të rikuperojë një pjesë ose të gjithë detyrimin e huasë që paraprakisht është paguar nga garancia, Huadhënësi brenda një afati prej 15 ditë pune duhet të njoftoj me shkrim MFE-në, e cila do të instruktojë Huadhënësin në lidhje me detajet e pagesës. Ky detyrim do të jetë në fuqi deri në 3 vjet pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje.
***
Legal Update: The Albanian Council of Ministers approves the state guarantee line for loans for the salaries of employees of merchants and companies whose activity has been closed or reduced due to Covid -19.
The Official Gazette no. 60, dated 07/04/2020 has published the Decision of the Council of Ministers no. 277, dated 06/04/2020 on the approval of the state loan guarantee with second-tier banks for the salaries of merchants or companies, whose activity has been affected by precautionary measures against Covid-19, as well as on defining the terms and conditions of guarantee agreement and memorandum of understanding.
This decision stipulates the issuance of a state guarantee line in the amount of 11,000,000,000 ALL in favour of second-tier banks operating in the Republic of Albania, which will enable lending to cover the salaries of merchant and employees of companies, whose activity has been closed or decreased due to precautionary measures against Covid -19. The state guarantee line will be allocated to second-tier banks through guarantee agreements with the Ministry of Finance and Economy (MFE), in the following amounts:
- “Raiffeisen Bank”, sh.a. in the amount of ALL 1 900 000 000;
- “Banka Tirana”, sh.a. in the amount of ALL 600 000 000;
- “Union Bank”, sh.a. in the amount of ALL 600 000 000;
- “Intesa Sanpaolo Albania Bank”, sh.a. in the amount of ALL 900 000 000;
- “Banka Kombëtare Tregtare”, sh.a. in the amount of ALL 1 900 000 000;
- “Banka OTP Albania”, sh.a. in the amount of ALL 1 100 000 000;
- “Procredit Bank”, sh.a. in the amount of ALL 400 000 000;
- “Banka Alpha Albania”, sh.a. in the amount of ALL 700 000 000;
- "Banka Amerikane e Investimeve", sh.a. in the amount of ALL 500 000 000;
- “Bank Credins”, sh.a. in the amount of ALL 2 000 000 000;
- “Banka e Bashkuar e Shqipërisë”, sh.a. in the amount of ALL 100 000 000;
- “Banka e Parë e Investimeve, Albania”, sh.a. in the amount of ALL 300 000 000.
The Minister of Finance and Economy has the right to propose to the Council of Ministers the reallocation of the guarantee amount from the lender who has not exhausted the amount of the guarantee at his disposal to the lender who has completely used it, after 60 (sixty) days from the date of signing of the relevant agreements, if necessary, according to the report of the special inter-institutional structure,
The lending scheme defined in this decision does not cover merchants or companies, which before its approval, have benefited from the salary subsidy scheme according to decision no. 254, dated 27.3.2020, of the Council of Ministers, “On determination of procedures, documentation and the measure of obtaining financial assistance for employees of business entities with annual income up to 14 million ALL, economic assistance and payment of unemployment benefit during the period of natural disaster, declared over the Covid-19 ".
Key Terms of the Guarantee Agreement:
- MFE undertakes to guarantee up to the allocated amount, 100% of the principal of the loans, which the Lender will provide to the Borrowers, without including the interests or penalties that may arise from the loans that the Lender will provide to the Borrowers.
- In case the Lender has used the entire amount of the guarantee at his disposal, the Lender must notify the MFE in writing within 5 business days.
- The Lender will grant guaranteed loans under this Agreement, only to Borrowers, who fall in the category of entities whose activity has been adversely affected by the precautionary measures against Covid-19, as defined in Annex 2 of this decision.
- The Borrower must have the ability to repay the loan in line with the criteria operated by the banking sector in the Republic of Albania, assessed in accordance with the conditions applied by the Lender before the declaration of natural disaster and at the full discretion of the Lender.
- The loan should be used only for the purpose of covering the salaries of merchants or employees of the companies, based on the payroll declared in February.
- The Lender must register the loan to the credit register under a special note "Loan for Salaries within the Sovereign Guarantee Program for the COVID19 situation".
- The Borrower can only benefit one loan under this program. For this reason, the Lender is obligated to verify with the credit register of the Bank of Albania if the Borrower is beneficiary of any loan under the same program from any other Lenders.
- The Lender examines the necessary documentation and approves the loan within 10 days of the submission of the application and guarantees the transfer of funds to the account of the employees.
- The value of the loan made available by the Lender to the Borrower may vary according to the request submitted by the Borrower, but in no case exceeding the value of 3 gross monthly salaries of the declared employees. In no case will the gross monthly salary value per employee be higher than 150,000 ALL.
- The repayment term of the loan will be at the discretion of the Borrower, but in no case exceeding 2 years. The loan will have a grace period of 3 months. The payment will be in local currency (ALL).
- The Lender will offer the Loan at a preferential interest rate, equal to the average interest rate of the last 3 auctions of 12-month treasury bills plus a margin of 0.5%, but in no case will the interest rate be higher than 2.85%.
- When the Borrower has not been able to make the payment of loan in accordance with the terms and conditions set out in the Loan Agreement and when the Lender within a period of not less than 120 days (from the first day of default by the Borrower) has undertaken all necessary measures to guarantee liabilities in accordance with the procedures and practices of the banking sector, then the Lender reserves the right to send to the MFE a written request for payment ("Request for Payment") of the loans. MFE reviews the request within 15 days of its submission.
- If after the payment of the guarantee by MFE for any of the loans, the Lender at his own free will, or for any other reason recovers a part or all the loan obligation that was previously paid by the guarantor, the Lender within a period of 15 business days must notify in writing the MFE, which will instruct the Lender regarding the details of payment. This obligation will be in force for up to 3 years after the signing of the Guarantee Agreement.